Flash News

E-TJERA

Gazetari publikon fotot: Ç’ndodhi brenda 13 minutave në zyrën e Safet Gjicit

Gazetari publikon fotot: Ç’ndodhi brenda 13 minutave në

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar hap pas hapi kronologjinë e skandalit seksual ku u përfshi ish kreu i bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Përmes fotove, Hoxha tregon se çfarë ndodhi në 13 minuta në zyrën e Gjicit. Sipas tij, në këto minuta vajza ‘mbaron punë’ me Gjicin,  siguron edhe projektin për kastrimit dhe sterilizimit te qenëve të rrugës që do financohet nga banoret e Kukësit.

Postimi i plotë:

Kisha dëgjuar kryeministrin, te fliste për efekshmerine, shpejtësinë dhe rendimentin e larte te administratës se tij, por nuk e kisha besuar.

Por si ka thënë Sali Berisha, “Mendimi evolon”.

Tashme jam i bindur me ze dhe figure se “Padishau” yne ka te drejte.

Administrata ne Kukes duket flake fare,

“shpejtësi skëterrë, efikasitet maksimal, rendiment absolut”…

Shikojeni ne fotot e meposhteme kronologjine e plote, se si nje qytetare krejt e paverifikuar, kush eshte dhe çfare perfaqeson, brenda 13 minutash,

hyn ne bashkine e Kuksit,

“perdhunon” kryetarin ne zyren e vet,

rregullon eferen per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges,

plotëson dokumentacionin ne zyren e nenkryetarit,

dhe iken ne hallin e vet….

Foto 1)- 15:59:30

fillon “procedura” në zyren e kryebashkiakut.

Foto 2)- 16:03:44

Mbaron me sukses “procedura”.

Foto 3)- 16:04:28,

Nis biseda per projektin e qenve..

Foto 4)- 16:06:47,

Mbyllet biseda për projektin e qenve rrugaçe, thirret ne zyren e kryetarit, nenkryetari Granit Gjana, per te ndjekur hapat ligjore per projektin e qenve.

Foto 5)-16:11:08,

Vajza shkon në zyren e nenkryetarit te bashkise Granit Gjana dhe merr udhezimet per dokumentat qe duhen per projektin.

Foto 6)-16:11:18,

Vajza mbaron me nenkryetarin, dorezon letrat dhe vendos kontaktin direkt me te.

Foto 7)-16:11:42,

Vajza del nga bashkia Kukës pasi ka mbyllur praktikisht nje projekt qe do financohet nga banoret e Kukesit.

Foto 8)-16:13:04,

Vajza ndez makinen dhe para se te niset, degjohet nje e lehur qeni, te cilin e ka në sediljen e pare te makines…

Foto 9)- Dielli do te lind serish, jeta vazhdon.

Degjohemi ne skandalin e radhes…

 

Të fundit