Flash News

E-TJERA

Gazetari publikon videon: Qytetari protestoi te SPAK se po i vjedhin pronën, të fortët e qeverisë e masakrojnë

Gazetari publikon videon: Qytetari protestoi te SPAK se po i vjedhin

Rexhep Ademi, banues në Golem, i cili ka protestuar për disa javë te dera e SPAK, është dhunuar fizikisht nga dy persona. 

Pamjet nga momenti i dhunës janë publikuar nga gazetari Flavi Qarri në rrjetet sociale.

Gazetari publikon videon: Qytetari protestoi te SPAK se po i vjedhin

Ai denoncon se ky qytetar pasi protestoi i vetëm për disa javë te dera e SPAK, tashmë të fortët e lidhur me qeverinë e dhunojnë ditën për diell. 

"Rexhep Ademi protestoi i vetëm për disa javë te dera e SPAK. Po i vjedhin tokën në Kavajë. Të fortët e lidhur me qeverinë. Sot shkoi te prona e tij. Po ndërtojnë resort aty. E masakruan me grushta e shkelma. Te prona e vet!!! Policia e Kavajës nuk reagon. Prokuroria jo! E masakruan", shkruan gazetari. 

Kujtojmë se Rexhep Ademi pretendon se vrasjet e familjarëve të tij dhe tentativat janë bërë nga personat që i kanë grabitur pronën, ndaj ai kërkon nga Prokuroria e Posaçme, si institucioni i fundit ku ka ende besim, që të bëjë drejtësi. 

Të fundit