Flash News

E-TJERA

Gazetari: Qeveria po përpiqet të fitojë betejën propagandistike me Amnistinë Fiskale

Gazetari: Qeveria po përpiqet të fitojë betejën

Gazetari Gjergj Erebara ka komentuar ligjin për Amnistinë Fiskale për të cilën qeveria Rama pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve është shprehur se nuk do të tërhiqet.

Në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se qeveria po këmbëngul në mënyrë propagandistike për ta realizuar pa ndërmarrë hapa konkretë. Erebara theksoi se pavarësisht përpjekjeve, qeveria duket se është tërhequr.

“Qeveria po këmbëngul në mënyrë propagandistike që do ta bëjë, por nuk ka marrë hapa. Diskutimi për amnistinë fiskale nisi në qershor, konsultimi është mbyllur me 7 korrik , normalisht që qeveria do ta kishte çuar draftin në parlament por deri më sot se ka çuar. Nuk pres që qeveria do ta çojë.

I gjithë faktori ndërkombëtar është kundër kësaj, përfshirë ambasadoren amerikane, FMN, kështu nuk është e lehtë për qeverinë të dalë kundër të gjithëve. Qeveria po përpiqet të fitojë  betejën propagandistike duke këmbëngulur që do ta bëjë, por duket se është tërhequr dhe nuk do ta të bëjë”, tha Erebara.

Të fundit