Flash News

E-TJERA

Gazetari: Rama dhe Kurti, dy burrështetas që duan të rrëzojnë njëri-tjetrin

Gazetari: Rama dhe Kurti, dy burrështetas që duan të

Gazetari Berat Buzhala ka folur për raportet Edi Rama-Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dje në Prishtinë.

Ai tha se kurrë në raportet Shqipëri-Kosovë, nuk ka patur dy lider që duan të rrëzojnë njëri-tjetrin. Gazetari deklaroi për “Opinion” se fajin kryesor e ka Kurti.

“Kurrë në historinë tonë prej vitit ‘92 nuk kemi patur dy burrështetas që nuk kanë patur raporte, dhe duan të rrëzojnë njëri-tjetrin. Faji kryesor qe i Kurtit, erdhi bëri parti politike në Shqipëri. Erdhi presidentja e vendit mbajti një fjalim skandaloz në kuvendin tuaj. Pastaj Rama e kishte një periudhë që qëndroi i heshtur. Në momentin që ka filluar i është sul Kurtit”, tha Buzhala.

 

Të fundit