Flash News

E-TJERA

Gazetari: Rama largon Veliajn si drejtues politik i Tiranës, postin ia ka besuar një ministri

Gazetari: Rama largon Veliajn si drejtues politik i Tiranës, postin ia ka

Gazetari, Poli Hoxha ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk është më drejtues politik i qarkut të Tiranës.

I ftuar në Ora News, ai tha se kryeministri Edi Rama ia ka besuar këtë post ministrit të Jashtëm, Igli Hasani.

Hoxha: Rasti më i rëndë më duket rasti i Erion Veliajt.

Sepse në dijeninë time, është më i implikuari nga të gjithë kolegët e vetë. Shumicat e kolegëve i ka ose në burg ose nën hetim që janë kryebashkiakët. Kolegët e tjerë ka politikanët socialistë që ata madje e kanë braktisur.

Nga pikëpamja politike jam dakord që ka marrë fund.

Unë po të jap edhe një informacion, që nga dje nuk është shpallur zyrtarisht por madje nuk është më as drejtues politik.

Është lëshuar edhe politikisht nga Edi Rama.

Këto ditët e fundit me partinë e Tiranës është caktuar zoti Igli Hasani, ministri i Jashtëm që të merret.

Të fundit