Flash News

E-TJERA

Gazetari: Rama mund t’i ketë dhënë mundësi për azil Veliajt

Gazetari: Rama mund t’i ketë dhënë mundësi për

Gazetari Armand Maho deklaron se për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn janë nxjerrë vetëm faktet dhe askush nuk i ka bërë gjë. 

I ftuar në Ora News, Maho tha se mund të duket edhe si një ndihmë për t’i dhënë azil kryebashkiakut Erion Veliaj dhe se duket se Rama po luan 'tërhiq dhe mos e këput' me të. 

Maho: Për Veliajn janë nxjerrë vetëm faktet, askush nuk i ka bërë gjë. Askujt nuk i ehte cenuar jeta nga ata që janë publikuar në medies. Mund të duket edhe si një ndihmë për t’i dhënë azil Erion Veliajt. Duket se Rama po luan tërhiq dhe mos e këput. Në rastin e Veliajt Rama ka edhe një ngërç tjetër; se është vetë pas punëve të Veliaj. Këtu mund të ketë edhe ndonjë kërcënim nga ky i fundit. Prandaj Rama po luan si macja me miun.

Rama po bën sikur po e merr në mbrojtje edhe duke sulmuar drejtësinë, e nga një anë duke i futur Nesti Angonin. Rasti i Veliajt është unik në botë, sepse ka gjithë këto akuza mbi vete. Nëse SPAK-u e akuzon për pastrim parash, mjafton që të hetojë 2-3 kulla aty në qendër të Tiranës ku pastrimi i i parave është sheshit. Ka aferën 5D aty. Veliaj e ka prerë biletën në minutë të fundit pas akuzave nga SPAK-u. Iku me biznes klas dhe vjen me ekonomi. E ka prerë biletën për në Uashington dhe e di që ka shkuar në New York dhe ka takuar Sorosin.

Të fundit