Flash News

E-TJERA

Gazetari shqiptar në Greqi: Një 35-vjeçar nga Kurbini ka vdekur në burgun e Korfuzit

Gazetari shqiptar në Greqi: Një 35-vjeçar nga Kurbini ka vdekur

Një shqiptar ka humbur jetën në burgun e Korfuzit në Greqi.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari shqiptar në Greqi, Shpëtim Zinxhiria përmes rrjeteve sociale.

Ai shkruan se lidhur me vdekjen e tij nuk ka asnjë njoftim nga autoritetet si dhe nga mediat vendase, ndërsa ngjarja ka ndodhur para tri ditësh.

 ‘Mjaft më! Shkon ne 66 numri i të vdekurve SHQIPTARË në burgjet e Greqisë. Vdekje qe për nga numri kanë emër dhe mbiemër. ZOTI të vetë dorë…

Një 35-vjeçar me iniciale L.B nga Kurbini ka vdekur në burgun e Korfuzit. Një nga të afërmit e familjes konfirmon se ngjarja ka ndodhur para tre ditësh ku ai eshte gjetur i pajetë në qelinë e tij.

Lidhur me vdekjen e tij nuk asnjë njoftim nga autoritetet si dhe nga mediat vendase. Trupi i të ndjerit po përcillet sot për në Shqipëri’, shkruan Zinxhiria në postimin e tij.

Gazetari shqiptar në Greqi: Një 35-vjeçar nga Kurbini ka vdekur

 

Të fundit