Flash News

E-TJERA

Gazetari shqiptar në kufirin Poloni-Ukrainë: Vullnetarë të shumtë të angazhuar për ndihmuar refugjatët ukrainas

Gazetari shqiptar në kufirin Poloni-Ukrainë: Vullnetarë të

Emisioni ‘Politiko’ ka nisur me një panoramë në kufirin Poloni-Ukrainë, duke sjellë pamje të drejtpërdrejta nga situata atje, ku shumë ukrainas janë zhvendosur për ti shpëtuar luftimeve.

Gazetari Thimi Sarmaxhiu ka përshkruar gjendjen aktuale, ku sipas tij jo vetëm qeveria polake, por edhe qytetarë të shumtë kanë dalë vullnetarë për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve të ardhur nga Ukranina për shkak të luftës.  

“Ndodhem në një nga pikat ku mbërrijnë refugjatë nga Ukraina. Ka shumë mjete që sjellin herë pas herë banorë që kanë kaluar kufirin. Ka shumë vullnetarë që japin strehim. Këtu pranë ka çadra ku ofrohet ushqim dhe veshje për të ardhurit. Ka strukturë për të akomoduar fillimisht refugjatët që vijnë nga Ukraina. Qeveria dhe qytetarët janë angazhuar për tu ardhur në ndihmë.

Gazetari shqiptar në kufirin Poloni-Ukrainë: Vullnetarë të

Kam hasur edhe refugjatë marokenë apo tunizianë, të cilët kanë shfrytëzuar situatën dhe kanë hyrë në Poloni e të gjejnë ndihmën që kanë kërkuar prej vitesh. Ngjan me pritjet që u kemi bërë vëllezërve tanë nga Kosova. Solidariteti i tyre më ka bërë shumë përshtypje”, tha Samarxhiu.

Të fundit