Flash News

E-TJERA

Gazetari: Është folur se një familje politike humbi shumë para në Qipro, i përkiste krahut të djathtë

Gazetari: Është folur se një familje politike humbi shumë

Gazetari i Top Channel Denis Dyrnjaja thotë se është përfolur para disa vitesh që një familje ka humbur shumë para në Qipro.

I ftuar në emisionin “Open”, ku po diskutohet për aferën shqiptare në “Pandora Papers” gazetari nuk zbuloi emra, por shtoi se i përkiste kahut politik djathtas.

“ Prej vitesh në Shqipëri është folur që shumë politikanë shqiptarë kanë çuar para në Qipro. Për sa flitet nuk është shpikur kot. Është folur që një familje e rëndësishme politike shqiptare ka humbur shumë para në Qipro para disa vitesh dhe një identitet politik brenda saj, flitet që në Qipro ka humbur goxha para nga një tronditje që pësoi tregu informal.

I humbi sepse ndodhi një lëvizje e qarkullimit të parave. Është si puna e Bitcoin që pëson këto luhatjet e forta por për shkak të konfidencialitetit emrat nuk bëhen publikë edhe pse janë spekuluar. Është djathtas”, tha Dyrnjaja. 

Të fundit