Flash News

E-TJERA

Gazetari: Është një fshat në Krujë, ku arratisen kriminelët pas ngjarjeve në Tiranë

Gazetari: Është një fshat në Krujë, ku arratisen

Gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë një deklaratë të fortë. Teksa diskutohej për çështjen e grabitjes së biznesmenit Namik Çangu dje në Krujë, Dervishi tha se është një fshat pikërisht në këtë qytet ku fshihen kriminelët pas veprave penale që kryejnë në Tiranë.

"Kam qenë vetë në atje në një fshat në Krujë, ku 70% e fshatit ishin të paktën një herë të arrestuar për kultivim droge. Di që vërtet ka shumë, ndodhin gjëra në Tiranë, ikën në atë drejtim, bëhen vrasje në Tiranë, iket sërish në atë drejtim. Ka një kapje të strukturave të shtetit," deklaroi gazetari.

Dervishi komentoi edhe ndryshimet që po bëhen në Policinë e Shtetit nga drejtori i Përgjithshëm., Sipas gazetarit, Nano gaboi me rokadën që bëri, pasi mënyra më e mirë për të do të ishte një klasifikim, kush është i fortë dhe që nuk i trembet krimit.

"Gledis Nano sa erdhi, bëri rokadë në drejtoritë e policive. Për mendimin tim bëhen dy lloj lëvizjesh, kush e ka mendjen për punë dhe kush e ka për lëvizje propagandistike, dhe kjo është propagandistike. Mua përvoja më ka treguar se nga krimi nuk tremben ata që janë burra të vërtetë në jetë, që janë kryesisht nga veriu apo që kanë nja 50 nipa pas. Edhe Nano këtë duhet të bënte, të merrte thikën e kirurgut dhe të bënte ndarjen, kush është i fortë dhe që nuk i trembet krimit, që ta çonte në Elbasan, psh. Këtë s’e bëri dhe tani jemi në momentin ku 6 persona i futen tjetrit në shtëpi," tha më tej gazetari.

Të fundit