Flash News

E-TJERA

Gazetari: Si tentoi të më shantazhojë shefi i Agron Nezës me 320 mijë euro

Gazetari: Si tentoi të më shantazhojë shefi i Agron Nezës me

Gazetari nga Kosova Milaim Zeka ka treguar eksperiencën e tij me një rrjet të agjentëve shqiptarë që përdornin autoritetin e tyre të rremë, si njerëz të FBI-së dhe CIA-s.

Zeka rrëfeu për Euronews Albania, se kohë më parë shefi i Agron Nezës (Personi A në dosjen e skandalit McGonigal) i quajtur Faik Ymeri, ka tentuar ta shantazhojë gazetarin.

Zeka tha se a ii kishte kërkuar 320 mijë euro me pretendimin se kishte në dorë një dosje të gazetarit që lidhej me periudhën e luftës në Kosovë.

“I njëjti rrjet më kanë shantazhuar dhe mua si gazetar, kur e kanë kuptuar që unë jam duke i gjurmuar këta njerëz. Më kanë shantzahuar dhe më kanë kërkuar 320 mijë euro, duke thënë që ne kemi dosje për ty. Ky i Brukselit u lidh me mua Faik Ymeri. Faik Ymeri është shefi i Agron Nezës dhe i atij që njihet si spanjolli.

Faik Ymeri përmes së bijës serbe janë munduar të më shantazhojnë se gjoja unë, pronarin e shtëpisë time në Prishtinë, e kam vrarë gjatë luftës dhe më pas i kam marrë shtëpinë pas luftës. Imagjino deri ku ka shkuar sëmundja psikike e këtyre njerëzve.

Ajo që dihet është që Agroni e ka patur mik të ngushtë McGonigal. Unë kam shumë dyshime se me Charles ka qenë i lidhur dhe Faik Ymeri. Të gjitha këto mashtrime Faik Ymeri i ka bërë ekskluzivisht në emër të kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith, i cili është vendosur si prokuror për të hetuar Trump”, tha Zeka.

 

Të fundit