Flash News


E-TJERA

Gazetari: Skandali ‘McGonigal’ duhet të hetohet edhe në Shqipëri

Gazetari: Skandali ‘McGonigal’ duhet të hetohet edhe në

Gazetari Aleksandër Çipa mendon se çështja e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal duhet të hetohet edhe në Shqipëri.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çipa u shpreh se hetimi duhet të kryhet pasi ky person ka pasur kontakte dhe ka kryer takime me autoritetet shqiptare, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

“Mendoj që, në një këndvështrim, po. Ka të bëjë me përfshirje të drejtpërdrejtë të personave që kanë pasur kontakte dhe takime me autoritetet shqiptare, në rastin konkret, jo vetëm me kryeministrin Rama.

Në momentin që ka të dhëna të dyshimta dhe akuza juridike të ngritura mbi një person të cilin kryeministri e ka takuar, është në një lloj pikëpamje, nën skepticizmin juridik të çështjes. Në këtë këndvështrim, është nën cilësinë e dyshimtë. Këto janë indicie, por provat i ka gjykata. Ajo i provon dhe i dëshmon si të tilla”, theksoi ai.

Të fundit