Flash News

E-TJERA

Gazetari: SPAK ka kërkuar dy herë masë sigurie për Veliajn, por u tërhoqën

Gazetari: SPAK ka kërkuar dy herë masë sigurie për Veliajn,

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se SPAK ka nisur dy herë kërkesë në GJKKO për miratimin e një mase sigurie për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, por janë tërhequr.

“Prokuroria e Posaçme kishte dërguar kërkesë në Gjykatë për masë sigurie për zotin Veliaj para gati një muaji. Ishte hera e dytë që ata dërgonin kërkesë. Herën e parë nuk e di cila telefonatë e zmbrapsi. Dhe herën e dytë ende nuk ishte marrë vendim, u tërhoqën”, tha Çollaku n në A2 CNN.

Pra këto kërkesa janë aty, janë të protokolluara. Se ç’ndodh atje nëpër korridore, politike, diplomatike, kjo mbetet për t’iu thënë rrugës. Por që ka një regjistrim të një procedimi penal në ngarkim të atij zotërie, në atë strukturë, Dhe ajo nuk zhbëhet”, shtoi ai. 

Kujtojmë që Veliaj u mor në pyetje të enjten nga prokurorët e SPAK, ku qëndroi atje për më shumë se 5 orë. Më parë ishte marrë në pyetje për gati 8 orë në muajin prill.

 

 

Të fundit