Flash News

E-TJERA

Gazetari: SPAK ka konstatuar 8 kompani fiktive, lekët ia çonin Lefter Kokës

Gazetari: SPAK ka konstatuar 8 kompani fiktive, lekët ia çonin

Gazetari Elton Qyno ka deklaruar se SPAK ka konstatuar 8 kompani fiktive të krijuara nga emra të panjohura biznesi, për të cilat ish-ministri i arrestuar Lefter Koka ka qenë në dijeni, bashkë me bashkëpunëtorët e tij.

I ftuar në RTV Ora, gazetari tha se janë 17 persona të përfshirë në këto 8 kompani, nga të cilat 6 e kanë pasur adresën në kantinën e verës së Kokës.

"SPAK ka konstatuar se janë krijuar 8 kompani fiktive nga emra të panjohur në biznes. Faturat të gjitha kanë qene fiktive. Koka, Gugallja dhe Zoto kanë pasur dijeni në lidhje me nisjen e hetimeve ndaj tyre. Zoto në 1 dhjetor është larguar nga Shqipëria dhe ndodhet në Gjermani. Kemi 8 kompani me 17 persona të përfshirë. 6 kompani e kanë pasur adresën në kantinën e verës së Lefter Kokës. Ndërkohë që disa nga këta persona nën presionin e përgjegjësive, ata kanë folur", tha gazetari.

Të fundit