Flash News

E-TJERA

Gazetari: Të dhënat që kanë hakerat mund të jenë shkaku i largimit të Gledis Nanos

Gazetari: Të dhënat që kanë hakerat mund të jenë

Gazetari Mentor Kikia ngre dyshime se largimi i Gledis Nanos nga posti i kreut të Policisë së Shtetit mund të ketë lidhje me të dhënat e marra nga hakerat iranianë nga sistemi i AKSHI-t.

Duke folur në studion e lajmeve të MCN TV, Kikia tha se dokumente të tjera që godasin interesin e shtetit mund të publikohen.

Tashmë ata dinë gjithçka. Ndoshta ikja e Gledis Nanos lidhet me këtë. Gjasat janë që ai të jetë larguar nga policia dhe Shqipëria dhe shkaku mund të jetë hakerimi. Hakerat mund të publikojnë dokumente që godasin interesin e shtetit.

Ka rënie totale të besimit të qytetarëve të shteti i tyre. Mund të ketë informacione që nxjerrin bashkëpunimin e strukturave shtetërore me botën e krimit. Por nëse kjo çon ujë në mullirin e transparencës, le të dalin. Nëse aty ka fakte që dëshmojnë lidhje të tilla, le të dalin. Përpjekjet e prokurorisë nuk i ndalojnë dot”, tha Kikia.

Të fundit