Flash News

E-TJERA

Gazetari tregon gjendjen shëndetësore të Mëngjesit: Ka thyer kafkën dhe ka dëmtuar trurin

Gazetari tregon gjendjen shëndetësore të Mëngjesit: Ka thyer

Gazetari Ferdinant Dervishi ka zbardhur detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesit.

Në “Top Story”, gazetari tha se Mëngjesi u sulmua barbarisht e për pasojë ka thyer kafkën dhe ka dëmtuar trurin.

“Ka thyer kafkën dhe ka dëmtuar trurin. Ata shpresojnë të përmirësohet situata dhe të kalojë në normalitet, është një ngjarje që ka tronditur një opinion të tërë, është goditur një personazh që futet në nivelin e njerëzve korrekt, e njerëzve që besonte te instrumentet e shtetit të vet, kishte një konflikt dhe filloi ta zgjidhte duke besuar shtetin e vet.

Pala tjetër nuk po respektonte shtetin, ky kishte fituar një çështje për palën tjetër dhe ata nuk e kishin paguar, ata e zgjidhën duke e frikësuar”-u shpreh gazetari. 

 

Të fundit