Flash News

E-TJERA

Gazetari tregon për qëndrimin e Tahirit në burg: Ka vëmendje të shtuar ndaj tij

Gazetari tregon për qëndrimin e Tahirit në burg: Ka vëmendje

Gazetari Artan Hoxha ka folur për qëndrimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit në burg. Ky i fundit u dënua më 4 shkurt me 3 vite e 4 muaj burgim.

Hoxha tha për “ABC Live” se për Tahirin po zbatohet me përpikmëri rregullorja e burgut. Ai ka shtuar ka një vëmendje të shtuar nga policia për Tahirin për shkak të postit që ka pasur.

Hoxha u shpreh se Tahiri ka kontakte me të dënuarit e tjerë dhe se del në ajrim si të gjithë.

“Burgu ku ndodhet Tahiri, nuk është burg i sigurisë së lartë. Nuk është vendosur në sektorin, e të dënuarve që janë arrestuar gjatë aksionit të 2014-ës. Aty ka shumë personazhe. Ai del në ajrim si të gjithë. Del në regjimin e jashtëm të burgut. Është me siguri të zakonshme.

Ka kontakte me të dënuar të tjerë. Ka vëmendje të shtuar ndaj tij. Për të parandaluar edhe synimet për ta dëmtuar. Ka vëmendje edhe për interesin e madh që ka opinioni jashtë. Dhe rregullorja zbatohet pikë për pikë për Tahirin. Çdo gjë është e mbuluar me kamera. Drejtuesit e burgut po e zbatojnë pikë për pikë rregulloren”, tha Hoxha.

 

Të fundit