Flash News

E-TJERA

Gazetari tregon ‘prapaskenat’: Raporti mes Bashës dhe Alibeajt është krisur

Gazetari tregon ‘prapaskenat’: Raporti mes Bashës dhe Alibeajt

Gazetari Ervis Iljazaj ka treguar se marrëdhënia mes Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt është krisur.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Iljazaj tha se pushteti sjell gjithmonë konflikte. Sipas gazetarit, shkarkimi i Alibeajt dhe emërimi i dikujt tjetër nuk e zgjidh ngërçin në PD.

“Sipas informacioneve të mia, Basha dhe Alibeaj nuk i kanë mirë punët mes njëri-tjetrit. Politika dhe pushteti është i ëmbël, gjithmonë ka konflikte dhe mund të krijohen edhe gjëra të tilla. Opozita dhe grupi i Berishës janë në fushatë. Shkarkimi i Alibeajt dhe emërimi i dikujt tjetër duhet të sjellë disa përfitime dhe ky veprim nuk sjell asgjë juridikisht, s’e zgjidh ngërçin në PD”, tha Iljazi.

 

Të fundit