Flash News

E-TJERA

Gazetari tregon “prapaskenat”: Bllako ishte i bindur se nuk do të arrestohej. Iku nga kafja pasi pa lajmin dhe fiku telefonin

Gazetari tregon “prapaskenat”: Bllako ishte i bindur se nuk do

Gazetari Artan Hoxha tha se Alqi Bllako kishte bindjen që ndaj tij nuk do të dilte një urdhër arresti. Ish-deputeti socialist akuzohet s ii përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, ku dyshohet se përfitoi rreth 150 milionë lekë të vjetra përmes skemave fictive.

Hoxha tha për “Opinion” se sapo urdhri ka dalë, Bllako ka fikur telefonin dhe është “zhdukur”. Ai shtoi se kishte informacione që ai ndodhej në Durrës, por policia nuk e ka gjetur.

“Policia ka shkuar ta mari nën mbikqyrje, por nuk e ka gjetur. Alqi që të martën kishte humbur gjurmët, kishte fik telefonin. Ditën që ka dalë lajmi ai ka qenë në lokal dhe ishte i bindur që nuk do dilte urdhër arresti për të. Dhe kur e ka parë lajmin në televizor është çuar nga kafja dhe ka ikur.

Policia nuk e dinte. Unë po them që ishte në Durrës. Unë kam qenë me avokatin që ta gjeja para se të dorëzohej për t’i marr një intervistë. E ka çuar i vëllai. Është dorëzuar vetë apo e detyruan, këtë nuk e dimë”, tha Hoxha.

 

Të fundit