Flash News

E-TJERA

Gazetari tregon se çfarë u fsheh nga arrestimi i Tushes: Ishte me një prokuror të rëndësishëm, mbeti i shastisur

Gazetari tregon se çfarë u fsheh nga arrestimi i Tushes: Ishte me

Gazetari Elton Qyno ka treguar detaje të reja nga operacioni i SPAK-ut në Bashkinë e Lushnjës, ku arrestua kryebashkiaku Fatos Tushe dhe zyrtarë të këtij institucioni. Ai thotë se ka një detaj të rëndësishëm që nuk është bërë publik nga SPAK-u.

Sipas gazetarit në momentin e arrestimit, Tushe ishte në zyrë me një prokuror të rëndësishëm të Lushnjës. Ai shton se prokurori nuk ndodhej në zyrën e Tushes për çështje pune apo për t'i paraprirë operacionit të SPAK-ut, por për punë miqësie dhe çështje personale.

"Gjatë kontrollit të oficerëve të policisë, është gjetur në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, dhe një person tjetër. Ky person është një prokuror i rëndësishëm i qytetit të Lushnjës, të cilin SPAK-u, e kapi gafil brenda në zyrën e kryebashkiakut Fatos Tushe.

Në atë orar, prokurori duhet të ishte ose në zyrën e tij, ose në sallën e gjyqit. Po ja që çuditërisht paskash qënë në zyrën e kryebashkiakut Tushe, duke pritur oficerët e policisë.

Sipas informacioneve prokurori në atë zyrë, nuk ishte as për punë dhe as për ti paraprirë aksionit të SPAK-ut, në mënyrë që ta arrestonte i pari Tushen. Por mendohet se ka qënë për punë personale për punë miqësie", shkruan Qyno në rrjetet sociale.

Ky i fundit e quan Tushen dhe prokurorin "Firma 2K”, ndërsa shton se SPAK-u mbylli sytë dhe gojën edhe pse i gjeti bashkë në zyrën e bashkisë. Gazetari thotë se prokurori i rëndësishëm i Lushnjës nuk është shoqëruar me urdhër të SPAK-ut dhe se vetëm i janë sekuestruar aparatet telefonike.

"Efektivët e policisë kanë konstatuar “Firmën 2K”, brenda në zyrë. Ku njëri është arrestuar tjetri ka mbetur në prezencë të policëve si i shastisur. Mësohet se me urdhër të drejtuesve të SPAK-ut, policia nuk e ka shoqëruar në komisariat prokurorin e rëndësishëm, por besohet se i ka sekuestruar aparatet telefonike.

Për këtë fakt, SPAK-u dhe Prokuroria e Përgjithshme, është kujdesuar me imtësi që të mos dali asnjë detaj në media. Jam interesuar disa herë për këtë fakt, por SPAK, thotë se këto informacione dhe ky detaj i “Firmës 2K”, s’duhet të ndahet me publikun e gjerë", shton ndër të tjera gazetari.

Të fundit