Flash News

E-TJERA

Gazetari tregon si shkoi Arkend Balla nga 2 mijë në 21 mijë vota me ndihmën e Troplinëve

Gazetari tregon si shkoi Arkend Balla nga 2 mijë në 21 mijë vota

Gazetari Arjon Sulo ka treguar se Edi Rama e ka kapur drejtësinë, pasi është kryeministri i vetëm në botë që i thotë drejtësisë të mbaj unë.

I ftuar në emisioni Now në Euronews Albania, ai përmendi rastin e deputetit të zgjedhur të PS në Durrës, Arkend Balla i cili sipas tij në vitin 2021 ka marrë 2 mijë vota ndërsa në 2025 21 mijë vota pasi është ndihmuar nga banda e Troplinëve.

Berisha doli dhe tha Ervis Doçi ka vjedhur vota për Arkend Ballën. Në 2021, Arkend Balla kishte 2000 vota në 2025, 21000. Urdhër arrestet në Bari ishin për gjithë bandën, edhe Doçin që e kanë mbështetur ishin në 21 shkurt, këta tanët sipas Dumanit thanë qe derisa të bëjmë koordinimin dhe e nxorën urdhër arrestin në 29 mars, ja çoi GJKKO. Deri në 30 prill kishte kohë për urdhër arreste. Por ato u lëshuan në 21 maj”, tha Sulo.

Të fundit