Flash News
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?
Berisha flet nga Kuvendi, mesazh mazhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë
Ra nga lartësia në banesën e tij, humb jetën 63-vjeçari në Tiranë
Gazetari Basir Çollaku ka folur për mbi aksionin kombëtar të zhvilluar nga SPAK kundër krimit të organizuar, ku u lëshuan urdhër-arrestet për personazhet e njohur të botës së krimit.
Çollaku i ftuar në Syri tv është shprehur se sot është goditur shtabi elektoral i Partisë Socialiste ku mungon vetëm kreu i tyre, Edi Rama. Por ai theksoi se operacioni u dekonspirua, pasi shumë pak persona ranë në prangat e policisë.
Ndër të tjera, gazetari tha se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako nuk po e respekton masën e arrestit shtëpiak, teksa sipas tij, vendet perëndimore kanë sjellë dhe një dosje për një deputet të PS-së për Qarkun e Durrësit.
“Unë nuk shoh një surprizë të emrat, por të mungesa e emrave të këtij ekipi prej 50 personash të firmosur nga SPAK. Ajo që vërej në pamje të parë është shtabi elektoral i PS në ato qarqe ku ka filluar operacioni dhe mungon vetëm kreu i shtabit, Edi Rama. Këtu duken ortakët e ministrave, por nuk prisja që të ishte një numër aq i vogël të arrestuarish, pasi nga 50 urdhër arreste janë ekzekutuar 8 persona. Një numër i madh i tyre është njoftuar të largohen pasi do të niste operacioni. Këtu janë persona të skeduar në dosja 339 dhe dosja Vol-Vo në Lezhe, këtu ka episode të reja dhe ngjarje të reja. Në këto dosje, një pjesë janë persona, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme për t’i arrestuar dhe gjykuar. Nuk e di nëse oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar të monitorojnë Dakon, pasi nuk po e zbaton masën e arrestit shtëpiak. Di që një tjetër deputet i qarkut të Durrësit ka një dosje të ardhur nga vendet perëndimore,” tha ai.