Flash News

E-TJERA

Gazetari: Video-skandali është ofruar për të zhdukur Gjicin, Safeti ka paguar

Gazetari: Video-skandali është ofruar për të zhdukur Gjicin,

Gazetari Ferdinand Dervishi ka “zbërthyer” video-skandalin e Safet Gjicit, ku shfaqet duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e bashkisë, me një grua tashmë të identifikuar.

I ftuar në Euronews Albania, Dervishi tha se e gjithë skena është bërë për të “zhdukur” Safetin. Gjici mund të jetë shantazhuar me video dhe ndoshta i ka paguar ata persona të cilët kanë pasur në disponim filmimin.

Sipas gazetarit, mund të ketë ndodhur që Gjici i ka dhënë paratë, por në fund e ka paguar shtrenjtë pasi video është shpërndarë, ndërsa ata që e kanë pasur në dorë mund të jenë justifikuar me faktin se “video është vjedhur dhe situata iu ka dalë nga kontrolli”.

“Ajo që është më e besueshme është që kjo video të jetë ofruar Safetit që të zhduket. Pasi kështu veprohet rëndomtë në Shqipëri, bëhet një video dhe i ofrohet personit për t’i marrë para. S’është çudi që dhe Safeti të ketë paguar dhe rëndë për këtë pjesë. Pse e mendoj këtë gjë? Sepse kur doli video, ajo duket sikur është vjedhur nga dikush, nga një person në një pikë montazhi dhe dikush që vjedhurazi e paska marrë. Ky është një inskenim për t’i thënë Safetit pasi i kanë marrë dhe lekët, për mendimin tim “që kjo video na doli nga kontrolli”. Supozojmë se Safeti ka paguar, atëherë si do justifikohen personat që nxorën këtë videon. Kjo video del vetëm nëse ata thonë që na e vodhën. Mënyra si është bërë video fshehurazi është një justifikim që “ja na e vodhi dikush dhe ne nuk e dimë kush na e mori dhe publikoi”, tha Dervishi.

 

Të fundit