Flash News

E-TJERA

Gazetari zbardh prapaskenat e arratisjes së bujshme: Altin Ndoci kishte probleme me veshkat

Gazetari zbardh prapaskenat e arratisjes së bujshme: Altin Ndoci kishte

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arratisjen spektakolare e Altin Ndocit sot nga Spitali Rajonal i Durrësit.

Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta bëri të ditur se arratisja ishte e mirëorganizuar dhe e ndihmuar nga jashtë.

Arratisja ndodhi gjatë shoqërimit të tij për ndihmë mjekësore në spital. Çelmeta shpjegoi se Ndoci kishte probleme me veshkat dhe, pasi u ankua për gjendje të rënduar shëndetësore, kërkoi të shkonte në tualet.

Në momentin që dera u hap, ai goditi dy punonjësit e sigurisë dhe u largua me vrap brenda ambienteve të spitalit. Një prej efektivëve qëlloi me armë zjarri, por pa rezultat.

Ndoci zbriti nga kati i tretë në këmbë, kaloi parkingun dhe u largua me një automjet tip “Audi A7”, që dyshohet se e priste jashtë. Sipas gazetarit, ka indicie për përfshirjen e më shumë se një mjeti dhe për përdorimin e telefonit celular brenda burgut për koordinimin e arratisjes.

Sipas tij, Altin Ndoci është një emër i njohur për policinë që prej vitit 2015, fillimisht si grabitës automjetesh në zonën e Elbasanit, automjete që dyshohet se përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale. Në vitin 2020 ai u arrestua për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, por më pas u shpall i pafajshëm. Aktualisht mbahej në paraburgim për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, mbi bazën e dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

 

Të fundit