Flash News

E-TJERA

Gazetari zbardh prapaskenat e dorëheqjes së Sandër Lleshajt: Nuk fliste me Ramën prej 6 muajsh

Gazetari zbardh prapaskenat e dorëheqjes së Sandër Lleshajt: Nuk

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur prapaskenat nga dorëheqja e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Duke folur në “ABC”, Artan Hoxha komentoi mesazhin e kryeministrit dhe prapaskenat e largimit të Lleshajt, duke thënë se prej 6 muajsh ata kishin probleme me komunikimin.

“Kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë të paktën 6 muaj që kanë probleme në komunikimin mes tyre.

Ministri edhe më përpara ka tentuar të japë dorëheqjen nuk është pranuar, është refuzuar.  Dhe në këtë moment ministri edhe për shkak të situatës ka gjetur këtë zgjidhje.

Rama edhe mund ta shkarkonte por e la të japë dorëheqjen se nuk është as deputet dhe as ndonjë zyrtar i rëndësishëm i PS-së, ishte këshilltar i tij.

Rama vendosi të shfrynte situatën duke shkuar në banesën e viktimës, prandaj unë e quaj operacion ‘pr’, dhe e shiti që unë jam ky që kërkon ndjesë dhe falje.  Pastaj bëri deklaratën, shikoni standardin që vendos unë, unë nuk jam Sali Berisha. Pra, ai doli dhe tha jam kush jam unë, ne nuk jemi si ata, policia nuk është si dje” tha Artan Hoxha.

Të fundit