Flash News

E-TJERA

Gazetari zbardh SMS e ish-zyrtarit të policisë: Dy rrugë mund të kenë çuar Bashën te 3.4 mln euro

Gazetari zbardh SMS e ish-zyrtarit të policisë: Dy rrugë mund

Një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha dëshmoi në SPAK para prokurorëve belgë, lidhur me çështjen “Toyota Yaris”.

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi dje se 48 orë para deklaratës së Lulzim Bashës në Kuvend për 3.4 milionë eurot që do mbërrini në Portin e Durrësit, në telefonin e një ish-zyrtari të lartë të Policisë, ka mbërritur një SMS.

Në mesazhin që Hoxha ka publikuar sot, shkruhet “Saktësisht në orën 09:31 minuta të datës 20 qershor 2018, një person që identifikohet si punonjës i Shërbimit Informativ Shqiptar, njofton se, një mjet transporti, karroatrec me disa vetura të ngarkuara sipër tij, pritet të futet në territorin e Shqipërisë deri në mbrëmje.”

Gazetari zbardh SMS e ish-zyrtarit të policisë: Dy rrugë mund
SMS-ja e dërguar ish-zyrtarit të lartë

Sikurse duket edhe në SMS, personi që i ka dërguar ish-zyrtarit të lartë këtë informacion, është një punonjës i SHISH, i cili kërkon të mbetet anonim.

Gazetari tregon se ka vetëm dy rrugë se si mund ta ketë siguruar Basha këtë informacion me vetëm një ndryshim “paratë nuk ishin te grupeve te Elbasanit, që kishin lidhje me pushtetin siç tha Basha, por të një grupi tjetër, i cili për fat te keq rezultoi se kishte lidhje me Bashën dhe partinë e tij.”

“E para; njeri nga grupet kriminale rivale, njoftoi opozitën ne mënyrë qe operacioni i kundërshtarëve te tyre, te behej publik, dhe paratë te kapeshin duke dëmtuar rende rivalet. E dyta; informacioni “rrodhi” nga ndonjë agjensi e zbatimit te ligjit, ku një zyrtar “dashamires” i opozitës, duke mos patur besim te eproret e tij, njoftoi për dijeni dhe Lulzim Bashën…”, tregon gazetari.

Të fundit