Flash News

E-TJERA

Gazetari zbulon aksionin antidrogë te ‘Kodra e Diellit’: U arrestuan dy kandidatë për Këshillin Bashkiak

Gazetari zbulon aksionin antidrogë te ‘Kodra e Diellit’: U

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një aksion të policisë në Tiranë të kryer pak ditë më parë, i cili nuk është bërë publik për mediat.

Sipas gazetarit në një intervistë në ‘Neës 24’, operacioni është kryer te ‘Kodra e Diellit’, në sajë të të cilit janë sekuestruar lëndë narkotike të llojit kokainë si dhe janë arrestuar 5 person, dy prej te cilëve kanë qenë në listën për këshilltarë bashkiakë.

“Mos të gaboj pardje është bërë një operacion në Tiranë "Kodra e Diellit 2", janë kapur 2.3 kg kokainë në Tiranë. 2 nga 5 personat e arrestuar janë nga Saranda dhe janë në listën për këshilltarë, Olsi Mylka dhe Shemsi Progda. Janë arrestuar menjëherë pas zgjedhjeve.

Partia e tyre jo vetëm që ka marrë shumë vota, por edhe 2 mandate këshilltarësh. Këta konkurrojnë, marrin vota dhe këshilltar. 30 mijë euro e kishin kilen këta. Provë shumë e qartë sesi interferohen zgjedhjet”, tha Hoxha.

Të fundit