Flash News

E-TJERA

Gazetari zbulon personin krah Tahirit në drekën me ‘të fortët’ në qeli: Çfarë hipokriti! Në varrim i mbajti dhe fjalim

Gazetari zbulon personin krah Tahirit në drekën me ‘të

Një ditë më parë, u publikua një foto që ka tronditur jo pak opinionin publik.

Në foto shihet ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në qeli duke drekuar bashkë me Klement Balili i njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’ dhe Safet Bajrin,  drejtuesi i klanit "Bajri" në Shkodër .

Personi i katërt në tavolinë, që ndodhet krah Tahirit nuk ishte i qartë, por gazetari Flamur Vezaj shkruan sot se bëhet fjalë për Klodian Selimin nga Lazarati, i dënuar me 13 vite burg si bashke I pandehur në vrasjen e efektivit të RENEA-se Ibrahim Basha.

Gazetari zbulon personin krah Tahirit në drekën me ‘të

Madje, në ceremoninë mortore të Bashës, Tahiri mbajt edhe fjalim, por disa vite më pas ulet në tryezë me njërin nga bashkë autorët e asaj ngjarje.

Postimi i plotë:

Gjate dites se djeshme postova nje foto nga burgu i Lushnjes mes disa te denuarve! Mes tyre “ish-kampioni” qe “luftoje” krimin Saimir Tahirit, bashke me “eskobarin” Kelmend Balili dhe kreun e bandes se Bajrave, Safet Bajri! Por personi tjeter deri dje ishte i paidentifikuar pasi edhe foto ishte jo cilesore!

Por Sot e konfirmova se personi ne krah te Tahirit eshte Klodian Selimi nga Lazarati i denuar me 13 vite burg si bashke I pandehur ne vrasjen e efektivit te RENEA-se Ibrahim Basha! Ne ceremonin mortore, Tahiri mbajti fjalim te mbushur me emocione! Por 7 vite me pas ne vitin 2022 (kur edhe eshte bere fotoja) ky Tahiri hipokrite drekon me njerin nga bashke autoret e asaj ngjarje! Cfare turpi! Cfare morali!! Si ndihen familja e efektivit te ndjere Basha e koleget e tij!?

Gazetari zbulon personin krah Tahirit në drekën me ‘të

Ndersa per njofitmin e burgjeve, dreka thone sherbehet ne qeli, e sakte por burgu nuk sherben ne menun e saj mish zgare!! E ne foto ne asnje vend nuk ka pilaf, fasule apo makarona qe sherbehet ne burg! Por ne foto duket qarte qe nuk eshte ushqim i Burgut!

Pijet, thone se jane freskuese!? Ne asnje vend nuk shoh vec ujit dhe disa shishe me nje leng te zi, e gota gjysem te mbushura! Nuk ndodh qe shisheve te koka-kolave ti hiqet etiketa apo e sherbehet me gota gjysem te mbushura!

Vec ketyre, mendoje qe burgu nuk i Bashkine keto ne nje qeli se aty kishte plot te tjere por Tahiri, preferoje te hane dreke me te fortet Balili e Bajri!

  

Të fundit