Flash News

E-TJERA

Gazetarja: 300 milionë euro investime me paratë e Vis Martinajt, paguhet gjysma e policisë

Gazetarja: 300 milionë euro investime me paratë e Vis Martinajt,

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se i shumëkërkuari Ervis Martinaj, që tashmë rezulton i zhdukur, ka investuar rreth 300 milionë euro në ndërtime në Tiranë dhe në Vlorë.

E ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Llabani tha se autoritetet shqiptare nuk e bëjnë publik këtë informacion pasi gati gjysma e Policisë së Shtetit paguhet me këto para.

“Institucionet e huaja ligjzbatuese sjellin informacione që tregojnë që janë 300 milionë euro të investuara në ndërtim në Tiranë dhe në Vlorë, pikërisht me paratë e hedhura nga Ervis Martinaj. Dhe ky informacion u është dhënë institucioneve shqiptare, por u ka ardhur nga jashtë sepse institucionet tona nuk e bëjnë dot këtë gjë, sepse nuk e kanë mundësinë ta japin sepse gjysma e policisë investohet nga ky grup”, tha ajo.

 

Të fundit