Flash News

E-TJERA

Gazetarja: 6 mafiozët shqiptarë në Dubai që cilësohen si “koka e gjarprit”

Gazetarja: 6 mafiozët shqiptarë në Dubai që cilësohen

Gazetarja Anduena Llabani, referuar artikullit të shkruar në median britanike e cila e cilëson mafien shqiptare “kokë gjarpri”, tha se në fakt ky ‘gjarpër’ qëndron në Luksemburg dhe Spanjë aty është i paprekshëm.

Për Euronews Albania, Llabani tha se janë 6 kriminelë shqiptarë të akuzuar për vrasje të cilët jetrojnë në Dubai dhe investojnë në pasuri të paluajtshme.

“Në 2 dekada shqiptarët kanë arritur në Ekuador e Meksikë në kartele që i kemi parë vetëm në filma. Koka e gjarprit nuk rri në Shqipëri, qëndrojnë zakonisht në vende të tilla si Luksemburg, Spanjë ku janë të paprekshëm.

Në Dubai janë 6 shqiptarë të akuzuar për vrasje me dënime kapitale, që drejtojnë real estate, dhe nuk mund të ekstradohen për shkak të ligjeve të atij vendi. Janë jo vetëm koka e gjarprit dhe koka të zgjuara, se janë edhe besnikë po edhe shumë bashkëpunëtorë”, tha Llabani.

Të fundit