Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja lidhur me hetimet për aferën 5D nga SPAK.
E ftuar në MCN TV, ajo tha se hetimet për 5D nuk kanë përfunduar dhe se ka edhe një fraksion të katërt të kësaj dosje.
"SPAK ka dërguar tani fraksionin e dytë të dosjes 5D, ku kryesore është Deborah Keci, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës.
Nga ana tjetër, Eglantina Zere rezulton se ka favorizuar kompaninë 5D që zotërohej nga Redi Molla dhe Mariglen Qato duke dhënë tender, kur dokumentat janë bërë nga punonjës të 5D. E gjithë administrate e Erion Veliajt është në probleme me ligjin sot që flasim. Fraksioni i katërt po vijohet, është në hetim. Afera 5D ka edhe një fraksion të ri.
Janë disa vepra penale që kanë afate të limituara, nëse kalon afati parashkruhet. Janë procedura të tjera pa emra të personave nën hetim, sepse kur shënohet emri afati nuk është më shumë se 6 muaj. Po të shohësh të gjithë çështjet kur shënohet emri, ka afate të limituara.
Ka procedura tenderuese që po vijon hetimi. Nëse rezultojnë të dhëna për Veliajn si Kryetar Bashkie që ka kryer shkelje, mund të bashkohet me çështjen kryesore", tha Lala.