Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Banka e Shqipërisë, rol në ndaljen e skemës së mikrokredive

Gazetarja: Banka e Shqipërisë, rol në ndaljen e skemës

Gazetarja Ola Xama ka komentuar deklaratat e guvernatorit të Bankë së Shqipërisë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

E ftuar në MCN, Xama i qëndron mendimit që ka pasur një skemë mashtrimi me mikrokreditë, duke theksuar se përpos Prokurorisë rol ka pasur edhe Banka e Shqipërisë.

Sipas gazetares revokimi i licencës duhej marrë më herët, për të ndalur lumin e abuzimeve me qytetarët.

"Kjo situatë mund të ishte ndaluar duke ndërhyrë më herët. Dyshimet që ka patur Prokuroria e Tiranës, që së fundmi ia ka kaluar për kompetencë SPAK, të shohë rolin që ka pasur guvernatori në efektet financiare te shumë konsumatorë dhe klientë, kreditorë të këqij, skema e MCA, ka qenë dekurajimi i agjencive të mbledhjes së borxhit që të mos shkaktonin këto dëme që kanë patur.

Kur një debitor s’ka pasur mundësi të paguante 1 milionë lekë të vjetra, si mund të paguante 1,5 milionë lekë të vjetra, kur kredia 1 milionë lekë të vjetra, është blerë në rastin më të mirë 100 mijë lekë të vjetra. Kërkohej rekuperimi 100 për qind i vlerës së detyrimit, kur ishte blerë me 1/10, edhe me 2 për qind ka pasur raste, por dyfishi i saj, ose 50 për qind me shumë se vlera e detyrimit.  

I vetmi institucion që mund të ndërhynte, përveç drejtësisë, që ka qenë e kallëzuar nga vet Ministria e Drejtësisë, jo nga një klient i zakonshëm. Përveç Prokurorisë, kush ka patur rol tjetër për ta ndaluar këtë skemë? Patjetër BSH që është institucioni që i licencon këto. Për më tepër ka patur ekzaminimin nga departamenti i mbikëqyrjes te MCA dhe gjetje që trajtonin shkeljet që janë bërë, që duhej adresuar si çështje për ta ndalur këtë skemë. Jo një raport ekzaminimi, por 3 raporte.

Vendimin për revokimin e licencës e kemi parë vetëm pasi pati një masë ndalimi nga Prokuroria e përgjithshme. Përse e mori tani vendimmarrjen për revokimin dhe jo më herët për të ndaluar lumin e madh të abuzimit me qytetarët. Nga ajo që dëgjova nga guvernatori, tha që do bisedoj me bankat, për të gjetur një zgjidhje, duket se situata ligjore për kthimin mbrapsht e kredive të këqija nuk është e rregulluar ligjërisht, nuk është askush BSH që të urdhërojë transaksione të kryera nga palë private. Që ka qenë skemë mashtrimi, patjetër që ka qenë skemë mashtrimi”.

Të fundit