Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Benet Beci po hetohet zyrtarisht nga SPAK në cilësinë e drejtuesit të KESH

Gazetarja: Benet Beci po hetohet zyrtarisht nga SPAK në cilësinë

Kryebashkiaku i PS në Shkodët, Benet Beci, njëherazi drejtues politik i qarkut është zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala, thotë në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, se ai po hetohet në cilësinë e drejtuesit të KESH, në periudhën kur ai ishte drejtor i Përgjithshëm.

Beci është nën hetim zyrtarisht nga ana e Prokurorisë së Posaçme, janë disa vepra penale për të cilat po hetohet, siç është ‘Korrupsion, shpërdorim detyre, por mbetet për tu parë në final të hetimeve se cilat nga akuzat do të qëndroj.

Nuk po hetohet në cilësinë e kryetarit te bashkisë së Shkodrës, por po hetohet në cilësinë e drejtuesit të KESh, kur ishte drejtor i Përgjithshëm, 2019-2020, nuk jam i saktë për periudhën.

Detaj interesant është që SPAK, ka hetuar ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor shqiptar, Evis Berberi.

Në shtëpinë e zotit Berberi ishte bërë kontroll. Prokurorët kanë sekuestruar edhe celularin e bashkëshortes, që ka qenë zyrtare e lartë në KESH.

Janë zbuluar mesazhe jo vetëm me zotin Beci, por edhe zyrtarë të tjerë në Ministrinë e Infrastrukturës. Pasi janë mbledhur kontrata dhe dokumentacion, prokurorët kanë konkluduar se zoti Beci duhet të jetë person nën hetim.

Nga informacionet që kam arritur të marr, janë thirrur edhe bashkëpunëtorë të zotit Beci.

Hetimi për të po kryhet në kohën kur ka drejtuar KESH, varet në varësi të hetimit kjo", tha Lala. 

Të fundit