Flash News

E-TJERA

Gazetarja britanike: Dikur më quajtën spiune ruse, rrezikova të humbisja foshnjën

Gazetarja britanike: Dikur më quajtën spiune ruse, rrezikova të

Gazetarja Alice Taylor ka rrëfyer se si një artikull i rremë ka rrezikuar jetën e saj dhe të foshnjës, në kohën kur ajo ishte shtatzënë.

E ftuar në studion e “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, gazetarja britanike tregoi se asokohe ka qenë 6-muajshe shtatzënë në spital dhe ka rrezikuar të humbasë vajzën, pas një artikulli të rremë që e cilëosnte atë si një soiune ruse.

Taylor tha se në ballafaqimin e fundit me Ramën në podkastin e tij i ka treguar për rastin dhe se sa kritike është ajo ndaj kryeministrit.  

Kam folur për sulmet që kam pasur në media dhe e bëra pakënaqësinë time të ditur publikisht edhe para intervistës që pata me Rama. E bëra të qartë se kushdo që ka dhënë urdhër për të ndodhur një situatë e tillë, ka rrezukuar jetën time. Unë isha e shtruar në spital, 6 muajshe shtatzënë dhe kam rrezikuar të humbasë vajzën time.

Këtë ia bëra të qartë edhe Kryeministrit. Çështjen e kam çuar në gjykatë, për çdo gjykatë që nuk e kanë hequr artikullin e rremë për mua. Madje kam çuar në gjykatë policinë, Ministrinë e Brendshme, policinë kufitare dhe kam fituar. Unë nuk do e harroj atë ngjarje. Ka ende njerëz që më drejtohen në rrugë e më thonë “ti je spiune ruse”, tha Taylor.

Të fundit