Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Dumani ka folur edhe për politikanë të përfshirë në krime

Gazetarja: Dumani ka folur edhe për politikanë të

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka folur edhe për politikanë të përfshirë në ngjarje kriminale.

E ftuar në News 24, Lala tha se bëhet fjalë për emra nga politika të cilët mund të jenë përfshirë direkt ose indirekt në krime, teksa tha se është detyra e SPAK që për rastin e Dumanit të hetojë pa u përfshirë dhe pa u ndikuar nga komponentët e politikës.

“Dumani vendosi të rrëfehej se u nxor në pritë dhe u rrezikua nga grupi i tij. Ai hezitoi ditët e para, por kur kuptoi se ishte tradhtuar vendosi të flasë. Sipas SPAK janë 8 grupe kriminale dhe ai tregon me saktësi si kanë operuar këto grupe, si kontaktonin, shumat për vrasjet, veprimet. Kemi ngjarjet e Elbasanit ku kemi 2 të penduar të tjerë të drejtësisë. Më përkojnë dhe përputhen shumë qartë nga ato që thotë Dumani. Ajo që kemi parë deri tani është vetëm maja e ajsbergut. Dumani ka folur për emra konkretë në politikë. Burimet e Neës24 deklarojnë që ka folur për politikanë të ndryshëm që janë të përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte në këtë histori. Nëse SPAK punon me profesionalizëm, kemi një rast konkret që mund të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën.

Dumani i ka bërë një nder të madh vendit, duke mos harruar krimet që ka kryer pasi ka folur për emra për të cilët nuk mund të flitej dhe ishin zotër në disa qytete. Për momentin që flasim janë më të stepur dhe në kërkim. I ka futur të dridhurat dhe politikës. Sa herë ka gazetarë që nxjerrin emra, ka fyerje e baltë sepse po përpiqen ta zhbëjnë dëshminë e Dumanit”, u shpreh Lala.

Të fundit