Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Dumanit i rrezikohet jeta nga plumbi ne mushkëri, çfarë deklaroi para drejtësisë

Gazetarja: Dumanit i rrezikohet jeta nga plumbi ne mushkëri,

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer përballjen e parë të Nuredin Dumanit me drejtësinë dhe deklaratën që ai ka dhënë.

E ftuar në studion e ‘Opinion’ Lala tregoi se i penduari i drejtësisë ka thënë se “unë do të flas, por ju duhet të hapni një burg të ri”.

“Dumani në përballjen e parë me drejtësinë e ka nisur fjalinë duke thënë se “unë do të flas, por ju duhet të hapni një burg të ri“. Nuredin Dumani është kontraktuar nga grupe të ndryshme kriminale. Ngjarjet që ne kemi parë, janë vetëm maja e ajsbergut e asaj që ka deklaruar Dumani”, tha Lala.

Ndër të tjera, Lala tregoi se Dumanit do t’i duhet të jetojë gjithë jetën me plumb në mushkëri, pasi nëse tentohet t’i hiqet, do t’i rrezikonte jetën.

“Nuredin Dumani ka folur orë të tëra i regjistruar me  audio dhe video, sepse duke qenë se plumbi mundi të rrezikojë jetën ngaqë momenti në moment. Dumani e ka plumbi në mushkri dhe nëse plumbi hiqet mjekët thonë se ai nuk mbijeton dot. Kështu që ai do të jetojë me plumbin në mushkri sa të ketë jetën”, tregoi Lala.

 

 

Të fundit