All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Gazetarja e BIRN: Jemi kërcënuar me padi nga palët që mos publikohej investigimi për inceneratorët

All - Paragraf - 1

Gazetarja e BIRN: Jemi kërcënuar me padi nga palët që mos

Çështja e inceneratorëve tashmë ka marrë një hetim të zgjeruar. Pas inspektimit në terren të tre inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, komisioni hetimor ka nisur seancat dëgjuese me dëshmitarët.

All - Paragraf - 3

Gazetarja investigative e BIRN, Aleksandra Bogdani, u shpreh dje në seancën e komisionit të inceneratorëve se ka qenë nën presion dhe kërcënim që faktet dhe investigimi i saj për inceneratorët të mos publikohej.

“Presioni dhe intimidimi, ka pasur goxha interesa që shkrimi të mos dilte, njëfarë presioni nga palët, që ne i kemi kontaktuar. Ka pasur një padi për BIRN, pasi shkrimi u botua, por kjo është puna jonë, që të hulumtojmë. Nuk ka qenë e thjeshtë për të siguruar këto dokumente, që duhet të ishin publike. Ka qenë një punë e gjatë dhe janë përdorur, të gjitha ato atribute që na jep ligji për t’i aksesuar. Ne bënim pyetje personazheve të përfshira dhe vetëm se ne po i pyesnim na është thënë që do paditeni”, deklaroi Bogdani.

Pjesë nga biseda:

Arben Pëllumbi: Keni pasur presione?

Aleksandra Bogdani: Presioni dhe intimidimi, ka pasur goxha interesa që shkrimi të mos dilte, njëfarë presioni nga palët, që ne i kemi kontaktuar. Ka pasur një padi për BIRN, pasi shkrimi u botua, por kjo është puna jonë, që të hulumtojmë. Nuk ka qenë e thjeshtë për të siguruar këto dokumente, që duhet të ishin publike. Ka qenë një punë e gjatë dhe janë përdorur, të gjitha ato atribute që na jep ligji për t’i aksesuar.

Arben Pëllumbi: A keni pasur ju apo rrjeti juaj presione të drejtpërdrejta për të mos publikuar faktet?

Aleksandra Bogdani: Në momentin që u kemi dërguar pyetje dhe tentuar të intervistojmë edhe palën tjetër, na është thënë do të paditeni, dhe e dinim, ne bënim pyetje për personazhe të përfshira, për të pasur fjalën e tyre, vetëm përse ne po i pyesnim, na është thënë “do të paditeni”. Po, kur të kërcënojnë me padi përpara se shkrimi të dalë është një mënyrë për të intimiduar dhe censurë paraprake.

Arben Pëllumbi: Pra presioni është fakti që dikush në krahun tjetër që mund të ndihet i cenuar, ka të drejtën t’ju çojë në gjyq?

Aleksandra Bogdani: Kjo ka ndodhur përpara se të bëhej padia. Përpara se shkrimi të botohej.

Arben Pëllumbi: Pra ju mendoni se kur dikush kërkon zbatimin e ligjit, është presion?

Aleksandra Bogdani: Unë mendoj se iu përgjigja pyetjes. Pati përpjekje për të censuruar përpara se shkrimi të botohej.

Arben Pëllumbi: Meqenëse se në këtë komision është aluduar që gazetarë të ndryshëm janë intimiduar, në dijeninë tuaj, a jeni në dijeni nëse ka ndonjë kolegun tuaj që është kërcënuar?

Aleksandra Bogdani: Nuk jam në dijeni.

Të fundit