Flash News

E-TJERA

Gazetarja e BIRN: Një anëtar i krimit të organizuar u bë deputet

Gazetarja e BIRN: Një anëtar i krimit të organizuar u bë

Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani deklaron se paratë e pista kanë sjellë më shumë korrupsion dhe se krimi i organizuar ka marrë revansh e nuk po luftohet.

Duke folur në emisionin në “Në shënjestër”, në Neës24 për temën e dhënies së parave me fajde në zonën e Niklës dhe krimet që e pasojnë këtë fenomen, gazetarja thotë se një anëtar i krimit të organizuar është bërë deputet në vend.

Fenomeni fajdeve shkon dorë më dorë me paratë e pista që futen në ekonomi dhe me një intensifikim të botës së krimit. Ne shikojmë që kjo pjesa e kriminalizuar e shoqërisë i ka shtrirë tentakulat në sa më shumë hapësira publike.

Po interaktojnë me njerëz të botës së politikës.
Nuk mund ta luftosh fenomenin e fajdeve pa u marrë seriozisht me paratë e pista në ekonomi, me grupet e mëdha të trafikut të drogës, me ndikimin që kanë këta faktorë ndaj institucioneve të drejtësisë, edhe ndaj politikës, sepse ne kemi pasur këtu shumë fenomen skandaloze sepse edhe anëtarë të krimit të organizuar janë bërë dhe deputetë, kanë manipuluar zgjedhjet kanë blerë vota.

Ne jemi në këtë situatë ku krimi i organizuar ka marrë revansh, nuk po luftohet.
Në vende si Shqipëria, këto para të pista kanë sjellë më shumë korrupsion. Kanë sjellë korruptim të sistemi të drejtësisë, politikës por dhe policisë”, tha Bogani.

Të fundit