Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Femrat përdoren nga grupet kriminale për të shantazhuar politikanët

Gazetarja: Femrat përdoren nga grupet kriminale për të

Grupet kriminale përdorin një seri taktikash për arritur në destinacionin e fundit pa vendosur në rrezik dhe pikëpyetje aktivitetin e tyre.

E ftuar në studion e ‘Opinion’, gazetarja Fatjona Mejdini tregoi se në 30 vite vajzat dhe gratë kanë rënë pre e grupeve kriminale të cilat i përdorin jo vetëm për të përfituar nga rivalët e tyre, por edhe për të shantazhuar politikanët me video të regjistruara.

Gazetarja u shpreh se ka dhjetra raste se si vajzat krijojnë lidhje intime me politikanët të cilët më pas i shantazhojnë se nëse nuk arrihet kërkesa e një grupi kriminal, video e një politikani të caktuar do të publikohet.

“Ndërkohë nuk është bërë asgjë për këto viktima, të cilat ditë për ditë bëhen viktima të krimit të organizuar, janë nën presion, shpesh janë të droguara dhe në fakt jo vetëm se përdoren si karrem për vrasje, por përdoren dhe si karrem përsa i përket filmimeve të ndryshme që u bëhen jo vetëm rivalëve të bandave kriminale, por dhe nga ana tjetër dhe politikanëve të shumtë, lokalë e në nivel qendror. Edhe politikanët. Ka me dhjetra raste se si këto vajza futen për të krijuar dhe lidhje intime me personat që kanë pushtet dhe në këto momente ata shantazhohen se në qoftë se një kërkesë e bandës kriminale nuk plotësohet, atëherë kjo video do të dalë në media dhe në opinionin publik”, u shpreh Mejdini.

Të fundit