Flash News

E-TJERA

Gazetarja flet për paralajmërimin e ish-diplomatit: Shumë shpejt do kemi politikanë ‘non-grata’ edhe nga Britania

Gazetarja flet për paralajmërimin e ish-diplomatit: Shumë shpejt

Gazetarja Klodiana Lala thotë se shumë shpejt do të ketë zyrtarë të shpallur non grata dhe nga Britania. E ftuar në emisionin “Open” në Neës24 , gazetarja shprehet se emrat nuk do të bëhen publikë, ndryshe nga politika e SHBA-ve, por se do iu ndalohet të shkelin në Mbretërinë e Bashkuar.

Lala: Ish-ambasadori britanik Duncan Norman, i cili është kthyer në Shqipëri me një projekt të qeverisë britanike në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit la të nënkuptohej në një intervistë që do kishte non-grata, por nuk do të shpalleshin publikisht siç kanë bërë SHBA-të, por do t’iu komunikohet personave.

Që do të thotë shumë shpejt ne do të mësojmë që zyrtarë të lartë të qeverisë apo të opozitës mund të mos shkelin më në tokën e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të këtyre masave. Problemi është i tillë, krushqia mes krimit dhe politikës lidhet për një arsye, për zgjedhjet.

Të fundit