Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Kajmaku u shfrytëzua nga politika, dyshime se nuk ishte shkëputur nga aktiviteti kriminal

Gazetarja: Kajmaku u shfrytëzua nga politika, dyshime se nuk ishte

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se ish-kryebashkiaku i Vlorës Agim Kajmaku, i arrestuar pasi u kap me 20 kg kokainë, është shfrytëzuar nga politika për të marrë bashkinë e Vlorës.

E ftuar në studion e ‘Opinion’, Lala tha se autoritetet e jashtme dyshonin se Kajmaku nuk ishte shkëputur kurrë nga aktiviteti kriminal. Lala shtoi se në Shqipëri ka shumë pista të lidhura me Kajmakun të cilat nuk hetohen.

“E ka shfrytëzuar politika dhe më pas e largoi. Bashkëshortja ka 2 milion euro në llogari bankare, pavarësisht biznesit nuk është e artë se cili është burimi i të ardhurave, burimi. Ata kanë fituar edhe tendera, ndaj kjo është më shqetësuese.

Kur duhej të flitej për Kajmakun të gjithë heshtën. Policia italiane nuk dërgon pas hekurash dikë pa pasur një minimum provash. Përgjohej prej 8 muajsh. Prisnin të shkonte vetë Kajmaku që ta arrestonin. Kanë një procedurë, që mund ta lënë të lirë psh dhe të vijojnë hetimet.

Si nuk bënë asnjë hetim autoritetet shqiptare. Ai vinte nga bota e krimit me një vendim të formës së prerë. Fakti që nuk e deklaroi bëri që autoritetet e jashtme të dyshonin që Kajmaku nuk është shkëputur kurrë nga aktiviteti kriminal. Thjeshtë politikës iu desh derisa të merrnin bashkinë e Vlorës.

Në Shqipëri ka një mori pistash ku mund të hetohet, mund të hetohet për tenderat, pasuritë e Agim Kajmakut, lidhjet me portin e Durrësit. Si ka mundësi që një njeri që vinte nga bota e krimit nuk kontrollohet, do të thotë që kishte bashkëpunëtor. Autoritet shqiptare u kujtuan vetëm kur u arrestua në Itali”, deklaroi Lala.

Të fundit