Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Një ish-zyrtar i lartë i policisë ndodhet në qelinë ngjitur me Metën

Gazetarja: Një ish-zyrtar i lartë i policisë ndodhet në

Gazetarja Klodiana Lala tha se ish-presidenti Ilir Meta ka ngjitur me të, në qelinë tjetër, një ish-zyrtar të lartë të policisë.

E ftuar në News24, Lala tha se Meta është pyetur nëse ka pasur konflikte me të burgosur të tjerë. Po ashtu gazetarja theksoi se kreu i PL është i rrethuar edhe nga ish-zyrtarë të administratës.

“Meta ka qëndruar dy ditë në observim, në izolim, pas caktimit të masës së sigurisë. Është pyetur për të gjitha konfliktet që mund të ketë pasur me të burgosur të tjerë. Tek 313 ka emra të njohur të botës së krimit. Meta ka qenë kryeministër e president e duhet që të sigurohet jeta e tij. Duhet të pyetet çdo person, për të rritur sigurinë. Është kontaktuar kryesisht nga z Gjokutaj dhe djali i ka dërguar ushqime.

Është dërguar në sektor. Meta ka rrotull ish-zyrtarë të administratës, ish-punonjës të policisë, që nuk përbëjnë rrezik. Një prej tyre është një ish-zyrtar i lartë i policisë”, u shpreh Lala.

Të fundit