Flash News

E-TJERA

Gazetarja nxjerr të dhënat: Si lidhet McGonigal me projektin investues në Sazan?

Gazetarja nxjerr të dhënat: Si lidhet McGonigal me projektin investues

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, konfirmoi dy ditë më parë planet dhe projektet e investimit në Shqipëri, konkretisht në Sazan dhe Zvërnec.

Gazetarja Fatjona Mejdini, me një kërkim të thjeshtë, ka bërë lidhjen e këtij investimi me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, mik i kryeministrit Rama i njohur për aferën me oligarkët rusë dhe paratë shqiptare për të lobuar kundër opozitës.

Mejdini shkruan në Facebook se në vitin 2022 McGonigal është emëruar Drejtor Global për Çështjet e Sigurisë në “Aman Group”, kompania e cila do të investojë në Sazan.

Po ashtu, Mejdini shton se rrjeti i hoteleve drejtohet nga një oligark rus.

"Cfare ju kujton emri Charles McGonigal?! Pas nje kerkimi shume te thjesht online me rezulton se ne 2022-shin eshte emeruar si drejtor global per ceshtjet e sigurise ne Aman Group. Ne fakt kjo eshte dhe kompania qe sipas Bloomberg do te investoj ne eko-hotelin luksoz ne Sazan. Per me teper rrjeti i hoteleve Aman drejtohet nga i ashtuquajturi oligarku rus, Vladislav Doronin. Ky i Sazanit duket nje projekt shume ambicioz vertet...", shkruan Mjedini.

Të fundit