All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Gazetarja paralajmëron: Kutia sapo është hapur, Gjiknuri është person në verifikim nga SPAK

All - Paragraf - 1

Gazetarja paralajmëron: Kutia sapo është hapur, Gjiknuri

Gazetarja Anila Hoxha bëri një paralajmërim të fortë për çështjen e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

All - Paragraf - 3

E ftuar në “Top Story”, Hoxha tha se do të ketë edhe emra të tjerë që do të shkojnë në SPAK dhe një prej tyre është edhe Damian Gjiknuri, për të cilin tha është person në verifikim.

Hoxha tha se nëse Kuvendi i jep kartonin jeshil për të hapur rrugën e arrestimit të Ahmetajt, nuk është çudi që shumë shpejt edhe zyrtarë të tjerë apo biznesmenë të thirren para Prokurorisë së Posaçme.

“Është interesant fakti, Damian Gjiknuri është person në verifikim në SPAK për shkak të këtyre e-maileve, është për këtë çështje, Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë vazhdojnë të jenë nën verifikim. Nesër në rast se parlamenti voton, me shumë mundësi që t’i japë kartonin jeshil vullnetit të SPAK për të lejuar të shkojë në Gjykatën e Posaçme nuk është surprizë që përveç Arben Ahmetaj të ketë edhe shumë emra të tjerë, zyrtarë të nivelit zbatues apo edhe biznesmenë, të cilët konsideron të përfshirë dhe implikuar në këtë aferë, për të cilët do të kërkohet masë sigurie. Di të them që kutia sapo është hapur, për çështjen jo vetëm të inceneratorëve, por aktualisht në SPAK sipas burimeve janë hapur edhe çështje të tjera koncesionesh”, u shpreh Hoxha.

Të fundit