Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Pas 13 Marsit, SPAK do të lëshohet drejt disa deputetëve

Gazetarja: Pas 13 Marsit, SPAK do të lëshohet drejt disa

Gazetarja Anduena Llabani ka paralajmëruar arrestime nga SPAK pas 13 Marsit.

E ftuar në MCN Tv, Llabani tha se SPAK do të presë fletë arresti për disa deputetë të Kuvendit. Ajo tha se dosjet të cilat janë të hapura, do të marrin përgjegjësi.

“Dosjet do bitisen, dikush do mbajë përgjegjësi për ata. Ajo që po bën SPAK-u është të presë fijet e krimit dhe politikës. Nëse krimi ka shkuar larg, sepse krimi merret me njerëz që kanë gjëra të mëdha në dorë... Po flas për biznesmenë oligarkë, Vilma Nushi, Allajbeu, kush i prekte këta njerëz?! Fakti që thirren si persona që kanë dijeni, të jeni të sigurt që i kanë dosjet e hapura.

Brenda 13 marsit, unë kam informacion, duke qenë se përkon edhe me lirimin e mandateve të gjithë personave që kanë imunitet, flas edhe për ata që kanë statusin e deputetit, do të kemi lëshimin e SPAK-ut drejt tyre”, deklaroi Llabani.

 

Të fundit