Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Politikanët shantazhohen me video intime, nuk denoncojnë, por paguajnë para

Gazetarja: Politikanët shantazhohen me video intime, nuk denoncojnë,

Gazetarja Aida Topalli ka thënë se shumë persona në vendin tonë disponojnë video intime të personazheve politikë, të cilat i përdorin si shantazh për të marrë shuma parash.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, gazetarja tha se politikanët nuk i denoncojnë raste, por iu japin para personave të cilët i shantazhojnë me këto video.

Topalli nuk dha emra konkretë të politikanëve.

“Ka pasur raste që persona të caktuar kanë video të personave që janë në politikë dhe ua dërgojnë në formën e një gjobe në mënyrë që të mos publikohet ti duhet të më japësh kaq para. Ata preferojnë të japin para dhe video të mos shfaqet, sesa të shkojnë në polici të bëjnë denoncim dhe video të mos shfaqet. Ne kemi në politikën shqiptare personazhe të cilëve u disponohet video dhe nuk mund të shkojnë të denoncojnë në polici”, tha ajo.

Të fundit