Flash News

E-TJERA

Gazetarja rrëfen sfidat e profesionit: Kur erdhi kjo maxhorancë më hoqën motrën nga puna

Gazetarja rrëfen sfidat e profesionit: Kur erdhi kjo maxhorancë

Gazetarët e aktualitetit veç vështirësive të profilit përballen shpesh edhe me kërcënime të formave të ndryshme. 

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila është pjesë e këtij profesioni mbi 26 vite, ka treguar në Top Story se gazetarët përballen shpesh me kërcënime, që vijnë në forma të ndryshme.

Ajo ka treguar edhe një episod ku bashkë me kameramanin, janë kërcënuar me armë zjarri.

Çdo çështje ka dinamikën e vet… në ‘99 ishte shumë e vështirë sepse nuk kishte telefona, nuk vraponte informacioni siç shpërndahet tani. Ishin më të vështira për të siguruar informacion.

Kur raportoja për Gjykatën, po filmonim me operatorin Eurgert Hoxhaj në Elbasan. Shoferi na la larg nga vendi ku do filmonin në tregun agroushqimor, erdhën disa  njerëz që na treguan dhe armët dhe na thanë që të fshinim filmit, të dy e menaxhuam me qetësi, patjetër që u trembëm. E falënderoj operatorin se nuk më la vetëm. Kërcënimet më të rënda që i bëhen gazetarëve sot, lidhet me familjen.

Vazhdimisht shkruaja për policinë, dhe mesazhet i shkonin familjes time. Prsh sapo erdhi kjo maxhornacë, një nga njerëzit që është hequr nga puna ishte motra ime. Për shumë gazetarë, forma e parë e presionit është kjo. Të krijosh destabilitet tek njerëzit e afërt”, tha Anila.

Të fundit