Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Shqiptarët në Ekuador janë të ekspozuar nga vrasjet

Gazetarja: Shqiptarët në Ekuador janë të ekspozuar nga

Gazetarja Fatjona Mejdini ka rrëfyer përvojën e saj në Ekuador dhe informacionet që qarkullojnë mbi grupet shqiptare të vendosura atje.

E ftuar në emisionin “Opinion” , gazetarja tha se qyteti i Guajakilit ku ajo ishte ndalur, nuk ishte një qytet i sigurt, ndërsa vuri në dukje se grupet shqiptare atje janë ekspozuar veçanërisht për shkak të vrasjeve që kanë ndodhur mes tyre.

Pjesë nga intervista në studio

Mejdini: Shqiptarët aty kanë fituar njëlloj sigurie.

Fevziu: Nga e kanë fituar?

Mejdini: Ekuadoari është një vend shumë i korruptuar, me shumë problematika. Nga diskutimet që ne kishim, është e lehtë që ata të jepnin rryshfet tek policëet, me 20 dollarë. Madje tregonin se kur kalonin kufirin me 20 apo 30 dollarë, pa kontrolluar se çfarë ngarkesash mund të kishte.

Fevziu: Janë njerëz vizibël, frekuentojnë vende publike?

Mejdini: Jo, mundohen mos ta bëjnë këtë gjë. Ajo që i ka ekspozuar janë vrasjet që kanë ndodhur. Nëse nuk do të kishin ndodhur vrasje nuk do të flisnim për shiqptarët në Ekuador.  Sepse shqiptarët nuk janë vetëm në Ekuador, janë ne Peru, Bolivi, Meksikë. Shqiptarët e Ekuadorit janë ekspozuar.

Fevziu: Sa shqiptarë ishin?

Mejdini: Rreth 300

 

 

Të fundit