Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Si u takua mikesha e Erigers Mihasit me Leonard Dukën për të marrë informacione

Gazetarja: Si u takua mikesha e Erigers Mihasit me Leonard Dukën për

Gazetarja Aida Topalli ka dhënë detaje nga infiltrimi i vajzave në grupet kriminale, për të nxjerrë informacione.

E ftuar në “Breaking” në Top News, gazetarja tregoi raste kur këto vajza u përdorën për të zbuluar më shumë rreth automjeteve që përdornin, apo vendeve që frekuentonin rivalët.

Mes tyre, është edhe një episod kur mikesha e Erigers Mihasit, mik i Martinajt, u takua me Leonard Dukën për të marrë informacione.

“Unë di një rast kur Arben Ndoka tenton t’i fusë një vajzë, ose një nga anëtarët e grupit të Ndokës tenton t’i fusë një vajza Durim Bamit. Një rast tjetër kur Ervis Martinaj tenton t’i fusë një vajzë shokut të ngushtë të Durim Bamit. Këto citohen në dosje por nuk qartësohen sepse ne nuk disponojmë të dhënat që prokuroria ka. Vetëm një pjesë të vogël të vendimit të zbardhur, kështu që nuk di deri ku ka shkuar roli i këtyre dy episodeve.

Në një episod tjetër Erigers Mihasi kontrakton një mikeshë të tij, pa emra, nuk flitet me emra në mesazhet e transkriptuara dhe i thotë të lidhë kontakt me Leonard Dukën. Vajza lidh kontakt me Leonard Dukën, takohen. Leonard Duka i shoqëruar edhe nga një prej miqve të tij, ulen në një restorant në zonën e Dajtit, dhe konsumojnë një darkë së bashku me vajzën që kishte kontraktuar Erigers Mihasi apo siç njihet ndryshe si një nga krahët e djathtë që ka pasur Ervis Martinaj. Kjo e fundit merrte informacione, sigurisht jo informacione të klasit të parë, jo të klasifikuara, por informacione për automjetet që përdornin, për vendet që frekuentonin etj që grupet kundërshtare të kishin mundësi të dinin se ku të fokusoheshin me ruajtjet e tyre dhe çfarë makinash të ruanin.

Këto vajza kishin një rol dytësor dhe në asnjë moment, të paktën referuar atyre që lexohen, nuk e dinin që arsyeja pse po i takonin këto personazhe, kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve dhe të të dhënave për grupet kundërshtare me qëllime kriminale, pra për të ekzekutuar personazhet ku hynin dhe bënin pjesë”, deklaroi gazetarja.

Të fundit