Flash News

E-TJERA

Gazetarja tregon komunikimin me hakerat në Telegram: Kanë 2 milionë numra shqiptarë dhe databaza të tjera

Gazetarja tregon komunikimin me hakerat në Telegram: Kanë 2

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat thotë se ka komunikuar nëpërmjet Telegramit me hakerat që kanë sulmuar sistemin TIMS në vendin tonë.

Në një lidhje direkte në emisionin ‘Top Story, aj tha se në grupin e hapur në Telegram, ata publikojnë materiale me të dhënat që marrin nga qeveria shqiptare dhe jo vetëm.

Sipas Bezat, ata kanë në dorë një databazë më më shumë se 2 milionë numra celularë, kryesisht të kartave të regjistruara në Shqipëri.

Po ashtu, në datën 9 shtator, kanë shpërndarë një foto ku thonë se “kaosi do të bjerë mbi Tiranën”. Një ditë më vonë, në datën 10 shtator, ata kanë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Gazetarja shton se hakerat i kanë ofruar ta shesin databazën e të dhënave, por vetëm nëse pagesën e bën në Bitcoin.

 

 

 

Të fundit